Shensoi prezantohet te Bylisi, tekniku i ri nis menjëherë stërvitjen me skuadrën

 Mesditën e sotme tekniku 64-vjeçar, Naxhi Shensoi është prezantuar para skuadrës së Bylisit në prani të Presidentit të Nderit Agron Kapllanaj dhe administratorit Arber Sino.

Pas prezantimit, tekniku i ri ka nisur menjëherë punën me skuadrën duke drejtuar seancën e parë stërvitore në kompleksin Bylis.

Kujtojmë që Naxhi Shensoi zë vendin e Arian Bellait, që u largua ditën e djeshme nga stoli i skuadrës mallakastriote për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës. Aktualisht Bylisi qëndron në vendin e parafundit në renditje me 17 pikë të grumbulluara në 17 javë kampionat.