Ballkani godet sërish në merkato, pas Trashit prezantohet një sulmues anglez

Pas Lorenc Trashit, Ballkani bën goditjen e radhës në merkato. Klubi nga Suhareka firmos me sulmuesin anglez, Yoan-Marc Oliver me 22-vjeçarin që menjëherë do të vendoset nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

22-vjeçari ka firmosur një kontratë dyvjeçare ndërsa eksperienca e tij e fundit ishte me klubin e Malishevës ndërsa më parë është aktivizuar edhe me Istogun. Sulmuesi konsiderohet si një goditje me shumë vlera për Ballkanin teksa aktualisht skuadra e trajnerit Daja renditet në vend të dytë në kampionat me 38 pikë, po aq sa edhe Prishtina e vendit të parë.

Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë, Ballkani shijoi triumfin në Superkupë aty ku mposhtën Llapin me golin e Dellovës.