Morën peng Gentian Omerin dhe e dhunuan rëndë, burg për të akuzuarit në Sarandë
Gjykata e Sarandës ka vendosur sot të lerë në qeli katër të arrestuarit e operacionit “Pengmarrja”. Të akuzuarit dyshohet që kanë marrë peng dhe keqtrajtuar rëndë disa dite më parë 39 - vjeçarin Gentian Omeri.
Për dy vëllezërit Pjetër dhe Astrit Ndoj dhe dy fëmijët e Astritit, Aleksandër e Anton Ndoj, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Tre prej të arrestuarve janë transferuar drejt burgut të Bënçës, ndërsa njeri në burgun e Kavajës. Ndërkohë në kërkim vazhdon të mbetet Alfred Ndoj.
Këta persona e kanë keqtrajtuar Omerin duke i shkaktuar fraktura të rënda në trup dhe kokë ku sipas tyre i dhunuari kishte një lidhje intime me vajzën e tyre që ishte e martuar.
Omeri pasi është marrë peng është dhunuar dhe hedhur në rrugë.