'E ka ngacmuar Eros Grezda'- Ish-banori i BBVIP nxjerr zbuluar Lei Krajën!

Ish-banori i BBV, Meridian Ramçaj i ka nxjerrë sekretin moderatores Lei Kraja, duke i zbuluar emrin e futbollistit që e ka ngacmuar.

Bëhet fjalë për lojtarin, Eros Grezda i cili vetëm pak javë më parë u martua me kushërirën e Almeda Abazit, Ajsel.

Gjatë një loje në “Zemër Luana”, Lei Kraja refuzoi të përgjigjej, madje u betua që asnjë se kishte ngacmuar. Por Meridian Ramçaj, gjuati topin tek koshi që mbante foton e Eros Grezdës, duke e nxjerrë zbuluar moderatoren.

Pjesë nga loja:

Cili futbollist të ka ngacmuar?

Lei Kraja: Asnjëri, të betohem

Meridian Ramçaj: Sa herë thotë “të betohem”, përforcon gënjeshtrën.

Lei Kraja: Meridian ti e di? Më thuaj

Ish-banori i BBV gjuan topin tek koshi me foton e Eros Grezdës

(Qeshin)

Luana Vjollca: Janë të martuar çunat

Lei Kraja: Ça bën ky (qeshin)