Atdheu gati për gjuajtje: Besoj në dashuri me shikim të parë

Atdhe Xharavina është banori më i ri i “Big Brother Vip Kosova”. Ai i ka thënë sot Xhulit se beson në dashuri në shikim të parë. Këtë deklaratë nuk e besoi edhe aq Xhuli, pasi sipas saj, banori ka ardhur për lojë dhe jo për të.

Duke biseduar, Atdheu puthi Xhulin, por nga larg meqë të dy ishin afër njëri-tjetrit të ulur në oborrin e shtëpisë. Atdheu u bë i njohur nëpërmjet programit “Përputhen” dhe prej asaj kohe njihet si një nga “donzhuanët” e showbizit shqiptar.

Mesa duket edhe në Big Brother është futur me synime të qarta, por le të shohim se çdo të ndodhë me të.