", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/23/auto_------91674482529.jpg", "width": 900, "height": 482 } }

Kim Kardashian pedagoge në Harvard?

Kim Kardashian të premten ishte një ligjëruese e ftuar në Shkollën e Biznesit të Harvardit. 

Ylli 42-vjeçar foli për suksesin e kompanisë së saj, veshjet e formës SKIMS, duke nxitur një mori komentesh në mediat sociale, shumë prej të cilave ishin krejtësisht negative.

Kim dhe bashkëthemeluesi i SKIMS, Jens Grede, mbërritën në kampus për të folur me studentët e Bostonit të regjistruar në kursin “Moving Beyond Direct to Consumer”. 

Shumë prej të pranishmëve komentuan se Kardashian ishte fantastike pasi dha një leksion magjepsës dy-orësh për kompaninë e saj SKIMS, e cila u vlerësua në 3.2 miliardë dollarë vetëm një vit më parë.

Ndërkohë, Twitter “u ndez” pas paraqitjes së saj si pedagoge, ku shumë përdorues e fajësuan atë, por edhe vetë Harvardi, i cili e ftoi biznesmenen “kokëfortë” në një leksion. Kim dihet se studion për drejtësi. Disa nga komentet e bëra pas paraqitjes së saj në universitet ishin si më poshtë: “Kim Kardashian ka lindur e pasur. Ajo u përpoq të përdorte një kasetë seksi për të nisur një karrierë aktrimi ose kënge, asnjëra nuk u ngrit. Kim ishte mjaft e pasur për të bërë që një reality show me skenar të funksiononte, sepse ajo dhe familja e saj janë pa komplekse. Harvardi është po aq i keq sa Kardashians tani.”

Një tjetër komentoi: “Kjo është qesharake. Kim Kardashian nuk di të shkruajë”.

Megjithatë, studentja e Harvardit tha se Kim i mësoi asaj shumë.

“Unë mendoj se shumë njerëz nuk e respektojnë atë si bashkë-CEO e një kompanie shumë miliarda dollarëshe.

Të mësosh nga dikush që ka ndërtuar një biznes kaq të suksesshëm ishte me të vërtetë emocionuese, dhe mendoj se mospasja e kamerave në dhomë dhe mundësia për të bërë atë bisedë të sinqertë ishte gjithashtu e veçantë.”

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)