Kurorëzimi i Mbretit Charles/ Paralajmerohen protesta, çfarë pritet të ndodhë
Gjatë kurorëzimit të Mbretit Charles në maj, Anti-monarkistët e Britanisë po planifikojnë një demostratë.
“Kurorëzimi është një festë e fuqisë trashëgimore dhe privilegji trashëgues, nuk ka vend në një shoqëri moderne ”, tha Graham Smith, kreu i Republikës, i cili kushton dhjetëra miliona paund, ky teatër i pakuptimtë është një shuplakë në fytyrë për miliona njerëz që luftojnë për të përballuar krizën e kostos së jetesës” , shtoi ai.
Charles, 74 vjeç, u bë mbret në shtator pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth. Kurorëzimi do të bëhet më 6 maj.
Sondazhet kanë treguar se shumica e britanikëve mbështesin monarkinë, por organizata Republika thotë se kjo mbështetje po pakësohet.
Ceremonia është “një shuplakë në fytyrë” për shumicën e njerëzve që luftojnë për të përballuar inflacionin e lartë.
Organizata Republika tha se kishte kontaktuar policinë e Londrës në lidhje me planet e saj për të mbajtur një demonstratë paqësore në Sheshin e Parlamentit, i cili ka pamje nga Westminster Abbey ku kurorëzohen monarkët britanikë.