U la në stol ndaj Leipzigut, Muller nuk bën polemika me Nagelsman

Thomas Muller si rrallëherë do ta niste sfidën ndaj Leipzigut nga pankina, pasi trajneri Nagelsman kishte vendosur të rreshtonte Gnabryn në vendin e tij.

Gjithsesi, kjo lëvizje nuk është pritur negativisht nga 33-vjeçari: “Çdo trajner ndërton skemat e tij mbi bazë të kundërshtarit. E kam për detyrë të jap gjithçka, pavarësisht minutazhit në këmbë. Gjithashtu ju them se me Nagelsmanin kam komunikim të shkëlqyer”, tha Muller.