‘Offside’ gjysmë-automatik do të aplikohet këtë fundjavë në Seria A

Duke filluar nga kjo fundjavë në Seria A do të përdoret një tjetër teknologji që ka si qëllim të minimizojë gabimet në futboll.

Mediat italiane bëjnë me dije se pas bëri “debutimin” në finalen e Superkupës së Italisë mes Milanit dhe Interit më 18 janar në Ryadh, tashmë “offside” gjysmë-automatik do të përdoret edhe në kampionatin kryesor të futbollit italian.

Duke folur për këtë risi, arbitri italian Gianluca Roçhi sqaroi: “Ndoshta do ketë një vonesë në fillim, por gjëja më e rëndësishme është saktësia e vendimit”.