SYRI TV/ PS hap 'thesin' për fushatë, Balla: Në prill, paketë të re ndihme
Partia Socialiste po planifikon të japë një tjetër paketë ndihme ekonomike për pensionistët dhe shtresat në nevojë gjatë muajit të fushatës për zgjedhjet lokale. Gjatë komunikimit me gazetarët, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se paketa pritet të shpërndahet në muajin prill.
Nga SYRI TV
Partia Socialiste ka vendosur të shpërndajë një muaj para zgjedhjeve, pagesa për pensionistët në formën e paketës së ndihmës financiare pikërisht gjatë fushatës zgjedhore. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar, duke përforcuar deklaratat e mëparshme të kryeministrit, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi së në muajin prill pritet të shpërndahet një tjetër paketë financiare për të përballuar pasojat e luftës.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk dha një afat për shqyrtimin dhe miratimin e amnistisë fiskale në Kuvend, duke u mjaftuar me deklaratën se kjo nismë nuk do të shqyrtohet me procedure të përshpejtuar, teksa bën me dije se Bashkimi Europian ka dorëzuar një tjetër draft me rekomandime sa i përket amnistisë.
Madje, Balla nuk dha detaje edhe sa i përket negociatave që Partia Socialiste po bën për të siguruar 84 votat që duhen për miratimin e kësaj amnistie.