SYRI TV/ Pritet përkeqësim moti dhe në jug, Hysenllari: Vërshime në Vlorë e Gjirokastër

Pas veriut të vendit, nga moti i keq pritet të përfshihet edhe jugu i Shqipërisë. Përgjegjësi i Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes, Robert Hysenllari paralajmëroi për vërshime të lumenjve në Vlorë dhe Gjirokastër.

Duke bërë bilancin e situatës në territorin e vendit, zyrtari i qeverisë u shpreh se në Shkodër vijon të mos zhvillohet mësim në 13 shkolla. Ai tha se në të gjithë qarqet e vendit ka probleme me energjinë elektrike.