Luizi bën kërkesën publike që të martohet me Kiarën brenda shtëpisë së ‘BBV’

Luizi dhe Kiara janë emrat më të përfolur të 'Big Brother Vip Albania' këtë sezon, pëlqimi i madh i tij ndaj saj po komentohet shumë.

Megjithëse, Kiara ishte më e stepur që nga Prime i fundit kur i pa videot si i është larguar Luizit pa vetëdije ajo ka filluar që të afrohet më shumë me të derisa  dukej se u mërzit kur ai ishte në dhomën e izolimit.

Së fundmi, në një bisede me banorët Luizi vendosi që të jap një propozim që të bëjnë dasmë shkodranë brenda ambientit të shtëpisë së 'Big Brother' sigurisht e gjitha në kuadër të lojës.

As Kiara nuk refuzoi ndërsa bashkë me Maestron Efin dhe Valbonën bisedonin detajet se kur do ta realizonin, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo kërkese do të aprovohet edhe nga vëllau i madh.