Kushti që Polonia ka për të dërguar tanket Leopard në Kiev
Qeveria polake do të dërgojë tanke luftarake Leopard 2 në Ukrainë nëse ajo arrin të “ndërtojë të paktën... një koalicion të vogël shtetesh”, të cilët do të bëjnë të njëjtën gjë, sipas kryeministrit Mateusz Morawiecki.
Nëse ai "kusht" plotësohet, Polonia do të ishte e gatshme të transferonte tanket e prodhimit gjerman me ose pa miratimin e Berlinit, u tha Morawiecki gazetarëve.
Çdo transferim i tankeve Leopard 2 zakonisht kërkon leje nga Gjermania.
“Ne do të aplikojmë për një pëlqim të tillë, por kjo është një temë dytësore,” tha Morawiecki.
"Edhe nëse nuk e marrim këtë pëlqim në fund, si pjesë e një koalicioni të vogël - (dhe edhe nëse) gjermanët nuk janë në këtë koalicion - ne përsëri do t'i dorëzojmë tanket tona, së bashku me të tjerët, në Ukrainë," shtoi Marowiecki.
“Kushti për ne për momentin është të ndërtojmë të paktën një koalicion kaq të vogël shtetesh dhe për këtë çështje... po kontaktojmë me partnerët tanë në Evropën Perëndimore”.
Thirrjet e përsëritura të Ukrainës për më shumë tanke kanë qenë objekt i bisedimeve diplomatike të nivelit të lartë në javët e fundit dhe Gjermania deri më tani i ka rezistuar presionit në rritje për të autorizuar një transferim tankesh.