Mads Mikkelsen dëshmoi edhe një herë nga 'Java e Modës në Milano' pse është i preferuari i femrave
Aktori danez, Mads Mikkelsen, ishte i ftuar në Javën e Modës në Milano dhe dëshmoi pse është i preferuari i femrave në mbarë botën.
Ai veshi pantallona të zeza, bluzë me qafë, këmishë dhe pallto. Ylli hollivudian e kompletoi dukjen elegante dhe një model flokësh të stiluar bukur.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video, në të cilën shihet teksa arrin në sfilatë me puro në dorë.
Komentet e zonjave filluan të vërshonin:
“Gruaja e tij është një femër me fat”.
“Ai është padyshim aktori im i preferuar”.
“Nuk besoj se mund ta kuptojë askush se sa shumë e dua këtë burrë të pashëm”.
@madsmikkelxn he aged like fine wine ?#madsmikkelsen #madsmikkelsenedit #madsmikkelsensimp #madsmikkelsenlover #madsmikkelsensupremacy #madsmikkelsenedits #fyp #fypシ ♬ Originalton - Madsmikkelsen?