‘Investimi i dështuar 2 mln dollarë në Kodër-Currila’/ PD: Nxori zbuluar aferën korruptive të Bashkisë Durrës

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike Jola Hysaj ka denoncuar Bashkinë Durrës për investimin e dështuar prej 2 milionë dollarësh në Kodër-Currila.

Në një prononcim për mediat nga vendi i ku rrëshqitjet e dherave nga kodra bllokuan rrugën në këtë zonë, Hysaj theksoi se ‘tashmë arrijmë të kuptojmë qartazi  aferën korruptive në  Prill 2015, ku vetem, pak javë para zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të njeriut të tij të besuar, Vangjush Dakos për të bindur durrsakët se kishte ardhur fundi i rrëshqitjeve në zonën e Kodrës së Currilave’.

DEKLARATË PËR MEDIA NGA KODRA E CURRILAVE NE DURRES, SEKRETARJA PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, JOLA HYSAJ.

Ndërkohë që Kodra e Currilave vazhdon të degradojë sa herë që ka reshje shiu, qofshin këto të vogla apo të mëdha, gjithmonë e më shumë arrijmë të kuptojmë investimet sipërfaqësore të qeverisë dhe abuzimet që janë bërë dhe bëhen me qytetin e Durrësit.

Tashmë arrijmë të kuptojmë qartazi  aferën korruptive në  Prill 2015, ku vetem, pak javë para zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të njeriut të tij të besuar, Vangjush Dakos për të bindur durrsakët se kishte ardhur fundi i rrëshqitjeve në zonën e Korea se Currilave.

Premtimet se investimi në këtë zonë do të eleminonte për një kohë të gjatë problemet në te po e tregojnë vit pas viti që nga 2015, që janë premtime boshe dhe abuzive.

Disa nga pikëpyetjet per kete projekt:

1.            Ku janë janë 50 mijë fidanë që u premtuan se do te mbilleshin ?

2.            Ku është pamja e transformuar e një kodre të gjelbëruar me një larmi bimësie,  qe do te ndodhte brenda një harku 2-3 vjeçar “?

3.            Cili është atraksion i rëndësishëm qe u premtua për të gjithë ata që do të shfrytëzojnë vijën e shëtitjes në ajër të pastër.?

4. A kane studime te mirëfillta gjeologjike lejet e ndërtimit e dhëna në Kodrën e Currilave dhe Kodër Vilë?

5. Bashkia e Durrësit me detyrën e saj funksionale te mirëmbajtjes jo vetëm të zonës por dhe mirëmbajtjen e se ashtuquajturit projekt i cili do te sillte si risi dhe shëtitoren ndërmjet Kodrës së Currilave dhe Kodër Vilës... Kjo e fundit e tej mbushur me leje ndërtimi pa kriter.

Ky  Investim i dështuar 2 milion dollarësh në Kodër-Currila tregon qarte  se fsheh aferën korruptive në realizimin e punëve publike në Durrës.

Por, pavarësisht këtij fakti, ende nuk është bërë asnjë ndjekje penale  nga Prokuroria e Durrësit apo  të ketë nisur ndonjë hetim për dëmin financiar të shkaktuar nga zbatuesit e projektit, Bashkia Durrës.