E frikshme/ 222 fëmijë azilkërkues zhduken në Britani, Hasani: Mes tyre rreth 40 shqiptarë

Dhjetëra fëmijë azilkërkues janë rrëmbyer nga bandat nga një hotel në Brighton i drejtuar nga Ministria e Brendshme britanike (Home Office) në një model që me sa duket po përsëritet në të gjithë bregun jugor, mund të zbulojë një hetim i 'Observer'.

Lajmi u bë i ditur nga gazetari i ‘The Guardian’, Mark Towesend. Një sinjalizues, i cili punon për kontraktorin e Ministrisë së Brendshme, dhe burime për mbrojtjen e fëmijëve, përshkruajnë fëmijët që rrëmbehen nga rruga jashtë hotelit dhe futen në makina. ‘Fëmijët, fjalë për fjalë, po merren nga jashtë ndërtesës, po zhduken dhe nuk gjenden. Ata po merren nga rruga nga trafikantët’, tha burimi.

Naim Hasani, avokat në Londër ishte i ftur në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, teksa e komentoi këtë si një shifër dhe ngjarje skandaloze.

Ndërsa ai tregoi se mendohet të jenë rreth 37 fëmijë shqiptarë të zhdukur ndër to.

Po të ishin të sakta ato shifra e publikuara në gazetën 'Observer' do të ishte nje skandal i përmasave historike sepse në Btirani nuk ndodh që fëmijët të zhduken në një mënyrë të tillë, kjo është e dhimbshme sakdaloze e papranueshme.

Britania e ka ligjin që sanksionon qartë se prioritet është trajtimi dhe sigurimi i kushteve optimale për fëmijët që vijnë apo gjenden të braktisur në Britani.

Zhdukja e këtyrë fëmijve në rrethana misterioze është një mister i jashtëzakonshëm. Një problem tjetër që duhet të rishikohet për komunitetin shqiptar që jeton në Britani, është se ato, në njëfarë menyre duhet të kenë një vetë-reflektim sepse një fëmijë 16-17 vjeçar shkon te familjarët, ata duhet të jenë në kontakt me autoritetet britanike dhe të mos i mbajnë ato fëmijë në mënyre ilegale, sepse në momentin që largohen nga ambientet e shërbimeve sociale, ata të afërm mund të kenë dhe pasoja.

Faktikisht mendohet se 37 fëmijë janë shqiptarë, por gazeta 'Observer' hedh hije dyshimi mbi këtë shifër duke thënë se numri është shumë më i madh. Kjo është një këmbanë e jashtëzakonshme alarmi”, u shpreh Hasani.