VIDEO/ Zjarr në 'Qytet Studenti', flakët përfshijnë vilën 3 katëshe pranë godinave
Një zjarr i madh ka rënë në një vilë 3 katëshe në Qytet Studenti pranë godinave 23 dhe 24 në rrugën "Arben Broci".
Nga pamjet e siguruara nga SYRI dallohet tymi dhe flakët e mëdha që kanë përfshirë banesën.
Sipas burimeve nuk bëhet fjalë për dëme në njerëz vetëm dëme materiale.
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 23.01.2023, në rrugën "Arben Broci", ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases I. Ll.
Zjarri është fikur me ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.