Celami: Spitalet në Shqipëri mes varësisë dhe autonomisë

Rustem Celamim, profesor në fushën e Obstetrik-Gjinekologjisë dhe njohës i politikave shëndetësore në vend, ishte i ftuar këtë mëngjes në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ku komentoi ligjin e ri për Shërbimin Spitalor në Shqipëri, i ndërmarrë në korrik të 2022, në një në mënyrë të përshpejtuar, dhe pa u diskutuar me të gjithë grupet e interest.

Sipas Celamajt ky ligj nuk është i plotësuar me aktet nënligjore. Ato do të duhej të ishin plotësuar brenda 6 muajve. Ky afat ligjor ka kaluar dhe ligji i ri është ende ende i paplotësuar.

“Në fakt autonomia spitalore i përket një termi të ri dhe të vjetër është një temë e disa dekadave, por në Shqipëri duhet mirëpritur. Për hir të së vërtetës, ndryshimi i ligjit për shërbimin spitalor në korrik të vitit 2022 ishte një ndryshim ligji me shpejtësi për një afat kohor një mujor, ose më pak. U realizua ndryshimi i ligjit por fatkeqësisht nuk u bë një konsultë e gjerë dhe me palët e treta dhe të interesit, apo me profesionistët e mjekësisë apo me komunitetin. Por u kalua me debate në Komisionin e Shëndetësisë, kështu që u kalua me forcën e kartonëve dhe u quajt e mirëqenë duke marrë thjeshtë një letër formale por nuk u konsultua si duhet” , u shpreh ai.

Ndërsa për arsyen se pse ky ligj u kalua pa vëmendjen e duhur, Celami u shpreh:

“Ligji kishte që në 2003 dhe duhej të kishte një ndryshim përshtatjeje me realitetin, por edhe pse kanë kaluar 6 muaj nuk kemi një akt nënligjor, ndërkohë që rregullorja e thotë që brenda 6 muajve duhet të plotësohet me akt nënligjor që të jetë funksional, se ligji pa aktin nënligjor nuk është funksional, dhe kjo është një ndër arsyet pse ne nuk kemi një menaxhim të mirë. Edhe pacienti nuk do ketë një shërbim cilësor por edhe personeli mjekësor nuk do jetë i motivuar për të dhënë një shërbim cilësor”.