Vjedhja në Sharrë/ Vasili: Kryemadhi bëri punë e SPAK, akoma asnjë reagim nga ana e drejtësisë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ftuar këtë mëngjes në ‘Kafe Shqeto' në Syri Tv, ka reaguar pas daljes në dritë të vjedhjeve galoponte me mbetjet që po bën qeveria në bashkëpunim me Veliajn.

Ai u shpreh se denoncimi  i cili u bë nga deputetja Kryemadhi, në fakt është një detyrë e SPAK. Ndërsa ndër të tjera Vasili se është për tu habitur fakti që kjo ngjarje tashmë është në sytë e gjithë qytetarëve dhe drejtësia deri më tani nuk ka marrë asnjë masë.

“Besoj se dononcimim më i fundit i deputetes Kryemadhi, e cila ka kryer atë që SPAK duhet të bëntë, pra jo vetëm ka evidentuar të vërtetën por edhe e ka bërë të thjeshtë për ta kuptuar qytetarët, na tregon më së mirë në ç'nivel është korrupsioni dhe grabitja e qeverisë nga një anë dhe asfiksimi i drejtësisë nga ana tjetër. Pra të vetmet gjëra që kanë shënuar një rritje të rëndësishme në Shqipëri, dhe këto janë për t'u duartrokitur në thonjëza, janë pikërisht hajdutëria në njërën anë dhe mosveprimi i drejtësisë nga ana tjetër.

Besoj nuk ka qytetarë në Tiranë, që nuk e ka të qartë: Paguan në Tiranë dyfshin e çmimit të Shkodrës, paguan për një riciklim, përpunim, ndarje, tërë procesin që i bën mbeturinat më të padëmshme etj etj, ndërkohë që vetëm goposen. Pra për të njëjtën gjë, qytetarët e Tiranës vidhen përditë edhe në këtë minutë që ne po flasim bashkë, sepse droni që unë me të drejtë e kam quajtur 'droni i së vërtetës' evidenton qartë se si në çdo sekond vidhet pa u ndalur.

Besoj se të gjithë kanë mbetur pa fjalë që kjo ngjarje tashmë është në sytë e gjithë qytetarëve dhe nuk ka ndodhur asgjë nga ana e drejtësisë, nuk ka asnjë fjalë”, u shpreh Vasili.