SYRI TV/ Lagjja 'Skënderbej' në Elbasan pa investime, banorët: Nuk kemi rrugë e kanalizime
Rrugë të amortizuara dhe mungesë kanalizimesh. Kjo është situata në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, e cila duket e braktisur nga investimet e bashkisë.
Nga SYRI TV
Lagjja “Skënderbej” në Elbasan është një nga zonat periferike, e cila mund të konsiderohet e diskriminuar nga bashkia në lidhje me investimet publike.
Problemi kryesor në këtë lagje është infrastruktura rrugore. Siç shihet nga pamjet, rrugët në këtë lagje janë krejtësisht të amortizuara, ndërsa sipas banorëve në zonë nuk funksionojnë as kanalizimet e ujërave të zeza.
Për problemet në infrastrukturë në këtë lagje ka reaguar dhe Partia Demokratike në Elbasan.
Sipas banorëve, në lagje nuk investohet prej 30 vjetësh.