Haalandit i mjaftojnë 19 ndeshje për të kaluar Cristiano Ronaldon

Erling Haaland vazhdon të konfirmohet si një makineri e frikshme golash.

Manchester City mposhti dje 3-0 Wolves falë tripletës së bomberit norvegjez, i cili është ngjitur në kuotën e 25 golave në kampionatin anglez.

Kjo shifër e pabesueshme, është arritur në vetëm 19 ndeshje, ndërkohë që në renditjen e golashënuesve më të mirë në Premier League e ndjek Harry Kane me dhjetë gola më pak.

22-vjeçari gjeti dje tripletën e katërt në ishull, duke parakaluar një legjendë si Cristiano Ronaldo, autor i vetëm tre tregolëshave në Premier League.