Kafe Shqeto/ Hasani: Fëmijët shqiptarë të zhdukur nga azilet, Britania ‘fle’ mbi përgjegjësitë

Avokati Naim Hasani, i ftuar në Kafe Shqeto në SYRI TV ka folur për zhdukjen e 37 fëmijë shqiptarë në Britaninë e Madhe, duke hedhur akuza të forta mbi autoritetet shtetërore.

Hasani ka theksuar se numri mund të jetë edhe më i madh dhe se autoritetet britanike duhet të gjejnë dhe ti kthejë pranë familjarëve fëmijët të cilët mund të kenë rënë në duart e trafikantëve dhe ti nxjerrin para përgjegjësisë kriminelët. 

Sipas avokatit kjo është përgjegjësi e autoriteteve britanike sipas çdo ligji në fuqi sepse në çfarë do rrethash që të ketë ardhur një fëmijë ai duhet të konsiderohet i tillë. 

Hasani: Përpara kishim 37 fëmijë të zhdukur. Gazeta Avzar Opserver hedh hije dyshimi se numri është shumë më i madh, por sidoqoftë sikur edhe 7 apo 2 dhe 3 po të jenë është një kambanë e jashtëzakonshme alarmi dhe autoritet britanike pa dyshim që duhet të reagojnë. Unë kam parë situata kur fëmijët i nxjerrin të humbur dhe për një kohë të gjatë ata rezultojnë në listat e të humburve edhe pse ata jetojnë me të afërmit e tyre dhe merr pak kohë derisa të njoftojnë shërbimet sociale që të hiqen nga listat e të humburve. Por nëse ata kanë rënë sado që të jenë si numër, në duart e trafikantëve shteti duhet të bëjë çmos që ti vërë para përgjegjësisë kriminelët dhe ti kthejë pranë familjarëve të tyre ku janë se është përgjegjësi e shtetit britanik në çfarë do rrethash që të ketë ardhur një fëmijë ai duhet të konsiderohet i tillë.