Zbulohet qyteti më i fuqishëm turistik në botë

Parisi është një qytet i dashur për ushqimin e mirë, artin e bukur dhe modën.

Por një indeks i ri nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizimit (WTTC) thotë gjithashtu se Parisi është qyteti më i fuqishën në botë për turizmin.

WTTC një organ jo fitimprurës i industrisë së udhtëimit me bazë në Britaninë e Madhe, analizoi të dhënat e turizmit nga viti 2022 për të parë se ku udhëtarët shpenzonin më shumë para.

Megjithatë lista e përgjithshme e qyteteve më të fuqishme turistike nuk mori parsysh vetëm biletat e muzeut dhe dhomat e hoteleve.

Faktori tjetër ishte se sa qeveritë dhe bizneset vendore dhe kombëtare po investojnë në këto qytet si destinacione turistike.

Parisi gjithashtu po përgatitet të presë Lojërat Olimpike Verore 2024.

Megjithëse më pak se 5% e objekteve do të ndërtohen rishtazi për Lojërat, qyteti po investon në infrastrukturë, siguri dhe masa të tjera që do t’i ndihmojnë ata të përgatiten për të pritur njerëz nga e gjitha bota.

Sipas një përllogaritje, të ardhurat nga turizmi për kryeqytetin francez ishin 35.6 miliardë dollarë.

Qytetet më të fuqishme në botë për turizmin 2022

1. Paris, Francë

2. Pekin, Kinë

3. Orlando, Florida

4. Shanghai, Kinë

5. Las Vegas, Nevada

6. Nju Jork

7. Tokio, Japoni

8. Mexico City, Meksikë

9. Londër, Britani e Madhe

10. Guangzhou, Kinë