", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/23/auto_1674407780_hqdefault1674467701.jpg", "width": 900, "height": 508 } }

Maestro shpalos strategjinë e Luizit brenda 'BBV'

Efi dhe Luizi janë të distancuar nga pjesa tjetër e shtëpisë si “shpërblim” për fitoren e tyre në “The Voice of Big Brother”. Edhe në një situatë të tillë kur nuk ka asnjë kontakt të paktën deri të martën me banorët e tjerë të shtëpisë, Luizi është kryeqendra e bisedimeve të tyre.

Një tregues i rëndësishëm ky, i cili vërteton atë që dimë tashmë që ai është një ndër lojtarët më të fortë brenda shtëpisë. Për t’u rikthyer tek bisedat e banorëve së fundmi Armaldo Kllogjeri ose siç thërritet gjerësisht Maestro, ka “zbuluar” strategjinë që Luizi po përdor në lojë.

“Ai e ka kështu. Flet me Tean, dy fjalitë e para, tek e treta ngacmon Oltën, fjalinë e katërt përfshin një tjetër. Pastaj i fut të gjithë me një thes. Pastaj i shan të gjithë. Këtë strategji ka ai,”-është shprehur Maestro.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)