VIDEO/ Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën në Currila të Durrësit, kreu i FRPD: Janë investuar 5 mln euro...

Kryetari i FRPD Durrës Shyqyri Myrtollari ka denoncuar bllokimin e rrugës në Lagjen 1 Currila prej rrëshqitjeve të dheut.

Në postimin e tij në Facebook, Myrtollari thekson se në këtë zonë janë investuar 5 milionë euro për të ndaluar rrëshqitjen por përsëri rruga sot është e bllokuar.

Sipas kreut të FRPD, kjo situatë vjen si pasojë e betonizimit të qytetit dhe prerjes së pemëve në këtë zonë.

Postimi i plotë:

Mirëmëmgjes nga Lgj. 1 Currilat. Janë investuar 5 millionë € për të ndaluar rrëshkitjet sot është bllokuar rruga.

Beton + Prerje e pemëve= ??