Arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë në Gjermani, njëri tenton arratisjen, hidhet nga dritarja...

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke grabitur një banesë në Gjermani.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët 35 dhe 40 vjeç u arrestuan në Obercatrop.

Dy grabitësit u pikasën nga një person atyre pranë i cili menjëherë lajmëroi policinë. Menjëherë, pas kësaj një prej grabitësve u hodh nga dritarja për t’i shpëtuar policisë, por pa arritur të ia dalë.

Ndërkohë pasi u arrestuan gjatë kontrolleve nga policia iu sekuestrua edhe pasuria që kishin grabitur. Hetimet ende vijojnë pasi autoritetet dyshojnë se mund të kenë kryer edhe grabitje të tjera.