VIDEO/ Aksident te rrethrrotullimi Saukut, ‘Benz-i’ del nga rruga, ngel varur sipër trafikndarëses
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Tiranës nga ana lindore poshtë rrethrrotullimit të Saukut në Unazë të Madhe.
Nga pamjet e siguruara nga SYRI dallohet një makinë fuoristradë tip ‘Mercedez Benz’ i cili ka dalë nga rruga dhe ka ngelur varur në trafikndarësen.
Aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e shpjetësisë së madhe dhe lagështisë në rrugë.
Deri tani nuk raportime për dëme në njerëz vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e cila po bën lëvizjen e mjetit nga rruga.