Presidenti Erdogan i Turqisë njofton se zgjedhjet do të mbahen më 14 maj
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka shpallur 14 majin si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale në vend, duke konfirmuar se votuesit turq do të shkojnë në qendrat e votimit një muaj më herët se sa kishte shënuar më parë, njofton Euronews.
Njoftimi u bë të shtunën gjatë një konference rinore në provincën veriperëndimore të Bursës. Në një video mbi aktivitetin të publikuar të dielën, Erdogan - i cili kërkon të rizgjidhet - mund të dëgjohet duke thënë: "Falënderoj Zotin që jemi të destinuar të ndajmë rrugën tonë me ju, rininë tonë të vlerësuar, që do të votojë për herë të parë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj”.
Erdogan, 68 vjeç, ka qenë në detyrë që nga viti 2003 - fillimisht si kryeministër dhe më pas, që nga viti 2014, si president -, por këtë vit ai pritet të përballet me zgjedhje të vështira dhe të shtrënguara ndërsa vendi po lufton me inflacionin në rritje dhe një ekonomi të trazuar. Nuk është ende e qartë se cili kandidat do të kandidojë zyrtarisht kundër tij, por sondazhet e opinionit tregojnë se Erdogan është prapa disa sfiduesve të mundshëm.
Nëse asnjë kandidat nuk siguron më shumë se 50 për qind të votave, raundi i dytë i votimit do të mbahet më 28 maj.