VIDEO/ Durrës, banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave
Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë natës, Durrësi po përballet me fenomenin e rrëshqitjes së dherave. SYRI TV njofton se rrëshqitje masive dherash ka pasur dhe te Kodra e Currilave në qytetin e Durrësit.
Shirat e rëna gjatës natës së kaluar kanë shkaktuar dëmtim të strukturës së dherave, të cilat kanë rrëshqitur duke bllokuar segmente të rrugës së Currilave gjatë ditës së sotme. Rrezikojnë të bien, banesat që po ndërtohen në kodër.