EMRI/ Drogë në burg, policia prangos gardianin që punonte në regjimin e brendshëm të Drenovës
Në fakt, ka qenë i dyshuar prej kohësh, por është ruajtur për të mësuar se për kë e kishte lëndën narkotike, fakt që Policia nuk ka mundur ta zbulojë as pasi ra në pranga.
Bëhet fjalë për rastin e një polici burgu që u arrestua teksa gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike që do ta fuste në ambientet e brendshme të burgut por që nuk dihet se për ku ishte destinacioni. Policia e Korçës ka bërë me dije ditën e djeshme se një efektiv policie është arrestuar, pasi dyshohet se prej kohësh fuste në burgun e Drenovës drogë për të dënuarit.
Nevis Ibrahimi është polici që ka rënë në pranga, ndërsa është kapur në tentativë për të futur në ambientet e burgut një sasi kanabisi. Arrestimi i tij është kryer rreth orës 14:00 në momentin kur gjatë kontrollit të detyrueshëm që bëhet për të hyrë në ambientet e këtij burgu, Ibrahimit i është gjetur droga. Ibrahimi kryente shërbim në regjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, ndërsa mësohet se ka qenë nën vëzhgim prej disa kohësh për shkak se kishte shfaqur sjellje të dyshimtë.
Pasi është mbajtur nën vëzhgim, sot ishte dhënë urdhër që t’i bëhej kontroll dhe në pjesën e të mbathurave i është konstatuar kanabisi i mbështjellë me një beze të bardhë në një sasi të madhe. Efektivi Nevis Ibrahimi u arrestua ditën e djeshme pasi u kap duke futur drogë në burgun e Drenovës. Mësohet se Nevis Ibrahimi kryente shërbim në regjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij.
Vetëm ditën e sotme ishte urdhëruar kontroll të imtësishëm të tij, ku në pjesën e të mbathurave i është konstatuar lënda e dyshuar kanabis sativa e mbështjellë me një beze të bardhë në një sasi të madhe. Polici është futur për t’u kontrolluar në një dhomë të veçantë ndërsa kontrolli është bërë nga disa punonjës.