Zgjerohet përmbytja në Shkodër gjatë natës, arrin në 1400 ha
Është zgjeruar me 60 ha, përmbytja në bashkinë e Shkodrës duke arritur në 1400 ha që nga pasditja e djeshme. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit dhe rruga Shirq – Darragjat është e pakalueshme.
Sipas raportit të lëshuar këtë mëngjes, më 23 janar, situata paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin, sipas hidrometrit te ura e Bahçallekut, shënon kuotën 5.85 m ka rënie me 45 cm me orën 18.00 të datës 22.01.2023. Kuota maksimale është 7.50 m.
Niveli i Liqenit te hidrometri te ura e Bunës shënon 8.40 m. Ka rënie prej 10 cm me orën 18.00 të dates 22.01.2023. Kuota makasimale është 8.70 m.
Siperfaqja totale e përmbytur në bashkinë e Shkodrës është 1400 ha, e rritur me 60 ha me orën 18.00 të datës 22.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit ka 1300 ha nën ujë.
Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, ka rënie me 15cm me orën 18.00 të datës 22.01.2023
Ujësjellesi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Ka prezencë uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot, nga 30 banesa që ishin në orën 18.00 të datës 22.01.2023
Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete të kalueshmërisë së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.
Njësia Administrative Dajç, 100 ha tokë bujqësore .
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit, rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka rënie të nivelit prej 40 cm.
Grupet e Emergjencave Civile të bashkisë së Shkodrës janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.