Masakra në Kaliforni, ndjekje si në filma për autorin, helikopterë dhe makina të blinduara
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Monterey të Kalifornisë, gjatë festimeve për Vitin e Ri Kinez.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 me orën lokale të së shtunës (06:20 GMT të dielën).
Mijëra njerëz ishin mbledhur në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monterey Park.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit dhe së fundmi ka publikuar fotografi të tij, por duke mos e treguar emrin.
Departamenti i Sherifit të Los Anxhelosit ka publikuar imazhe që identifikojnë të dyshuarin që po hetohet për vrasje.
Departamenti tha se autori është një burrë aziatik, me një çehre të errët. I dyshuari ishte i veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe syze.
I dyshuari duhet të “konsiderohet si i armatosur dhe i rrezikshëm”, tha Departamenti i Sherifit.
Ndërkohë dy autoblinda policie, makina dhe një helikopter kanë bllokuar një furgon të bardhë që besohet të jetë i lidhur me të dyshuarin për të shtënat.
Hetuesit po përpiqen të gjurmojnë furgonin me mallra, i pikasur në zonën e incidentit.
Një transmetim i drejtpërdrejtë nga një helikopter i KNBC tregon një automjetin e bardhë të dyshuar si i autorit, në një parkim makinash në Torrance, Kaliforni, i rrethuar nga furgona të zinj të policisë, me disa oficerë në rrugë rreth tij.
VIDEO e aksionit të policisë është transmetuar nga mediat amerikane.