Avokati Jordan Daci: Audio e 21 janarit s’është as në nivelin e indicieve!
Avokati Jordan Daci deklaroi se politika në vend nuk është distancuar akoma nga drejtësia.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Daci u shpreh se ka dosje të caktuara, të cilësuara “të nxehta”, që mund të rihapen duke theksuar që është më e rëndësishme të mbyllen këto që janë të hapur tashmë.
Duke komentuar publikimin e komunikime të gardës me 21 Janar ai tha se, “fakti me provën janë të ndryshme”.
“Ministri i drejtësisë nuk ka punë tu japë udhëzime prokurorëve e gjyqtarëve”.
“Praktikisht komunikimi ne radio është i protokolluar dhe nuk është ndonjë zbulimi i madh ai publikimi”.
“Ai përgjimi nuk është provë, pasi nëse merret prove merret nga burimi i ligjshëm”. “Indiciet duhet të jenë të lidhura dhe të rëndësishme e s’mund të fillohet hetimi me indicie”.
“Janë të gjitha të sekuestruara, të gjithë komunikimet, janë në dosje”, tha Daci.
“Që të merren në shqyrtim duhet të kete një çështje”.