Arrihet marrëveshja, futbollisti i kombëtares kontratë bombastike me Tiranën

Tirana bind Kristal Abazajn që të kthehet në Abissnet Superiore.

26-vjeçari do të jetë pjesë e kampionëve të Tiranës duke nisur nga ky muaj.

Sipas SuperSport, është arritur marrëveshja mes klubit bardheblu dhe futbollistit të lindur në Elbasan.

Abazaj do të firmosë për një vit e gjysmë me Tiranën.

Sulmuesi anësor pritet që të përfitojë 150 mijë euro gjatë aventurës së tij me kampionët e Shqipërisë.

26-vjeçari u largua pak ditë më parë nga Istanbulspor, ekip me të cilin numëron pesë paraqitje sezonale në kampionatin turk.