'Njerëz të braktisur', Berisha publikon mesazhin e qytetarit nga Burreli për gjendjen e të moshuarit….
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në facebook mesazhin e një qytetari për gjendjen e një të moshuari në qytetin e Burrellit
Mesazhi i plotë:
Njerëz të braktisur!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Mimbrema Doktor Berisha si je, shendetin mirë, familjen, ashtu uroj të jesh. Doktor kjo është gjendja aktuale e një të moshuari në qytetin e Burrelit. pikërisht në qender të qytetit në vendin e quajtur sheshi Ahmet Zogu. Këtu kalon natën i moshuari në temperatura nën zero. Ju lutem të ngelem anonim.