Bie nga kati i 5-të i pallatit ndërron jetë 80 - vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në Tranë.

Rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.