", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/22/auto_p0971674414725.jpg", "width": 900, "height": 490 } }

VIDEO/ Moti i keq në Itali, momenti kur anija 'lufton' me detin e stuhishëm

Një anije pasagjerësh, e cila po udhëtonte nga ishulli Ponza për në Formia të Italisë, ka hasur në dallgë prej tetë metrash të premten (20/1), për shkak të motit të keq që mbizotëronte në zonë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, udhëtimi, i cili zakonisht zgjat pak më shumë se një orë për shkak të motit të keq, zgjati më shumë se pesë orë , ndërsa pasagjerët ishin në panik.

Pamjet nuk vonuan shumë për të bërë xhiron e internetit. Anija mbërriti në destinacionin e saj pa u lënduar asnjë nga 120 pasagjerët dhe nuk u regjistruan dëme.