", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/22/auto_policia-2-770x4171674411492.jpg", "width": 900, "height": 487 } }

Identifikohet viktima në Skrapar, policia kishte fshehur ngjarjen, reagon pas publikimit të Berishës

Humb jetën tragjikisht në ujërat e përroit të Tomorricës në Rehovë të Skraparit 55-vjeçarja Sheqere Llahi. Ndërkohë mësohet se policia ka fshehur ngjarjen dhe ka dhënë njoftim zyrtar 24-orë pas ngjarjes pas publikimit të videos nga kryetari i PD Sali Berisha në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë sipas gazetares së Syri TV, është regjistruar rreth orës 11:00 të së Shtunës në fshatin Gjerbës në Skrapar. 55-vjeçarja ka gjetur vdekjen në ujërat e përroit të Tomorricës në fshatin Rehovë në rrethin e Skraparit.

Nuk dihet nëse gruaja është vetëhedhur në përrua apo e ka marrë rrjedha e tij në përpjekje për të kaluar në anën tjetër. Edhe pse ngjarja ka ndodhur 24-orë më parë, Drejtoria Vendore e Policisë Berat nuk ka dhënë asnjë informacionin zyrtar për këtë ngjarje deri pak minuta më parë, e detyruar nga publikimi i lajmit në rrjetet sociale nga kryetari i PD.

Sipas policisë, gruaja rezulton me probleme të shëndetit mendor dhe kishte kërcënuar disa herë se do të mbytej në lumë. Mbi trupin e viktimës Sheqere Llahi është kryer edhe autopsia mjeko-ligjore, që nuk ka konstatuar shenja dhune.Viktima ishte banuese në fshatin Gjerbës në Skrapar dhe pas largimit të saj nga banesa, bashkëshorti ka kryer menjëherë denoncimin në Komisariatin e Policisë Skrapar por as ky informacion nuk është bërë publik nga policia, që tashmë deklaron se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Skrapar

Më datë 21.01.2023, në fshatin Gjerbës, Skrapar, në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur në ujë, shtetasja Sh.Ll., 55 vjeçe, banuese në fshatin Rehovë, Skrapar.

Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për shtetasen Sh.Ll., më datë 21.01.2023, ka njoftuar bashkëshorti i saj se është larguar nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.