Olta i flet Kristit dhe banorit të ri për daljen e Ronaldos: Bëri zgjedhje të gabuara, e shkatërroi Luizi

Olta me Kristin dhe banorin e ri, Xhonatanin, kanë komentuar daljen e Ronaldos nga shtëpia.

Për këtë gjë, Olta fajësoi Luizin. Sipas saj, Luizi i prishi lojën Ronalos, e shkatërroi atë.

Olta shtoi se në kohën kur ajo dhe Ronaldo qëndronin bashkë, bënin shumë batuta dhe kalonin mirë bashkë.

Por, kur vazhdoi të qëndrojë me Luizin, gjithçka ndryshoi. Olta shtoi faktin që Ronaldo ka shumë humor, më shumë dhe më të lezetshëm se Luizi, por nuk arriti ta shfaqte veten e tij.