VIDEO – SYRI TV/ 20 vjet pa investime në rrugët e ‘Skënderbej’, banorët: Bashkia Elbasan asnjë ndërhyrje
Prej 20 vitesh rrugët e brendshme të lagjes ‘Skënderbej’ në Elbasan nuk kanë njohur asnjë investim. Banorët kanë thënë se kanë marë vetëm premtime boshe. Amortizimin dhe mungesën e ndriccimit në këtë lagje e ka denoncuar edhe dega e Partisë Demokratike Elbasan, ku antarja e krysisë Doris Madhi ka dënuar indiferentizmin e bashkisë.
Syri tv:
Partia Demokratike Dega Elbasan ka denoncuar mungesën e infrastrukturës në lagjen Skënderbej e njohur ndryshe si lagjia fush mret. Prej 20 vitesh banorët janë pa infrastrukturë rrugore e ndriçim. Sitauata sipas Doris Madhi, Antare kryesisë sëPD është e vështirë jo vetëm gjatë dimrit, por edhe në verë dhe bashkia nuk ka marë asnjë masë për rehabilitimin e saj.
Vetë banorët e kësaj lagjeje, kanë thëhë se prej vitesh marrin vetëm premtime boshe, por sitauata ka mbetur po njësoj.
Gropat e shumta si shkak i mugesëssë ndërhrjeve rehabilituese e bëjnë tepër të vështirë qarkullimin në këtë lagje si për mjetet dhe për këmëbësorët.