Shqiptarët braktisin ABC-në pas blerjes nga qeveria, çfarë po ndodh në FB dhe Instagramin
Televizioni ABC News pësoi një ndryshim te madh negativ gjatë muajve të fundit duke u kthyer në një altoparlant të qeverisë pas blerjes së tij nga Rilindja dhe kalimit në krye te Sokol Ballës.
Pas mbylljes së shumë emisioneve dhe problemeve të mëdha të komunikimit si edhe pasigurisë ABC News u braktis nga shumë prej punonjësve duke bërë qe të shkrihen mjaft departamente pas ikjes së stafit të cilin sipas burimeve, drejtuesit e rinj nuk po e zëvendësojnë dot.
Por më shumë se stafi,është audienca ajo që po reagon fort ndaj ndryshimeve në Abc News duke u larguar masivisht prej saj nisur edhe nga veprimet e çmendura te drejtuesve të televizionit në rrjetet sociale.
Tani ABC News në Instagram ndjek vetëm Ramën, ministrat dhe analistët pranë qeverisë ndërsa duket se Instagrami, Facebooku dhe rrjetet e tjera sociale janë duke u braktisur masivisht nga ndjekësit. Brenda pak ditësh ABC News po humb nga 1 mijë ndjekës çdo 24 orë.