‘U mbyt në lumë, pasi ura u prish dhe nuk e rregulloi askush’/ Berisha: Turpi i tyre që e kanë braktisur fshatin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në lumin e Tomorricës, fshati Rehovë, ku një grua humbi jetën tragjikisht pasi u mor nga rrjedha e lumit.

Berisha u ka shprehur ngushëllime të ndjera familjes së viktimës, e cila humbi jetën nga kjo ngjarje e rëndë,  që me pak vëmendjen e duhur mund të ishte shmangur.

Mësohet se, pasi zonja ka rënë në lumë është marrë nga rrjedha dhe për pasojë nuk ka mundur të mbijetonte.

E gjithë ngjarja vjen si pasojë e mungesës së një ure për banorët. Qeverisja lokale dhe qendrore, prej kohësh e kanë humbur vëmendjen dhe interesi për ti siguruar jetën qytetarëve ka kaluar në rangun e dyte, pasi janë të zënë që të vjedhin sa më shumë nga paratë e taksave të qytetarëve.

Postimi i kreut te PD, Sali Berisha: