VIDEO-SYRI TV/ Tritoli në Tiranë, fqinji: Demiri nuk është person problematik

Një shpërthim, me tritol është regjistruar pak pas mesnatë në rrugën ‘Ndoc Martini’ në Tiranë.

Rreth 30 gram tritol është hedhur në verandën e banesës së marrë me qira nga Demir Cara i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penal.

Një nga fqinjët duke folur për mediat, është shprehur se qeraxhinjtë nuk kanë probleme dhe se janë njerëz të mirë.

Ndërkohë policia po hetohet edhe për pronarin e banesës. Sipas fqinjit edhe pronarët e banesës janë njerëz pa probleme.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale