", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/22/auto_Screenshot_111674389552.jpg", "width": 900, "height": 498 } }

VIDEO/ Thyhen sërish rregullat në BB, banori i ri flet me kode me Oltën

Mbrëmjen e të shtunës në "Big Brother VIP" hynë dy banorë të rinj, Valbona Mema dhe parashutisti Xhonatan Islami. Ky i fundit menjëherë është afruar me Oltën, të cilën e njihte pak nga jashtë, megjithatë biseda mes tyre është bërë duke thyer rregullat e formatit.

Olta dhe Xhonatani kanë folur me kode dhe nënkuptime.

Biseda:

Xhonatani: Me aq pak sa të njoh, të shoh duke luajtur, por thjesht…(heshtje – komunikim me sy)…ajo që thua ti i jep vëmendje njerëzve këtu brenda. Në momentin që nis një diskutim midis njërit dhe tjetrit…ok të gjithë këtu për vëmendje kanë ardhur, por…

Olta: E kuptova

Xhonatani: Banorët e tjerë pastaj…duket shumë e habitshme si situatë.

Olta: Paskam një talent që nuk e dija, dukem sikur luaj, pa luajtur

Xhonatani: Aq më mirë që nuk je duke luajtur. Nëse situata është e tillë dhe ti nuk ke filluar të luash.

Olta: Po shikoj që s’kam nevojë të përpiqem shumë.

Xhonatani: Përpiqu në drejtimet e duhura.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)