‘Prona është e shtrenjtë dhe e shenjtë’/ Banorët e Bërxullës: Do kalojmë në ekstrem

Banorët e Bërxullës kanë dal sërish në protestë sa i takon projektit Thumanë-Kashar, ku dhjetëra ndërtesa pritet të shemben.

Sipas tyre, ky projekt u shkatërron pronat, ndërsa shtojnë se kompensimet financiare të ofruara nga shteti janë qesharake dhe të padrejta.

Ata kanë thënë për gazetarët se janë takuar me drejtorin e policisë Tiranë në lidhje me shqetësimin e tyre ndërsa për këtë të fundit thanë se mbeti i habitur me rastin.

‘Ne do kalojmë në rastet më ekstreme. Prona dhe familja është e shtrenjtë dhe e shenjtë dhe do e mbrojmë më çfarë do lloj çmimi. Jemi ftuar nga Tonin Vocaj, kemi diskutuar për problematikat dhe ai mbeti i habitur pasi zona është devijuar.

Shumë pak e dinë që ekzistojnë banesa, njerëzit, ai u shtang, na kërkoi dokumentacionin, jemi me plotësimin e tyre dhe po presim që ai të marrë në drejtim problematikën’,-u shprehën banorët për mediat.