Hapën lokalin për të luajtur bixhoz, procedohen penalisht dy persona
Policia e Vlorës ka proceduar penalisht dy persona të cilët kishin përshtatur lokalin e tyre për të zhvilluar aktivitetin e paligjshëm të lodrave të fatit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Goditet nga Komisariati i Policisë Vlorë, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, procedohen penalisht 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve në lagjen “Osman Haxhiu”, në një lokal në përdorim nga shtetasi A. Z., nga shërbimet e Policisë u kap duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular shtetasi O. Z.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi O. Z., 21 vjeç, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe shtetasi A. Z., 32 vjeç, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.