Shpërthim eksplozivi në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta pas mesnatës.

Në banesën e 34-vjeçarit me inicialet D. C., është hedhur një sasi eksplozivi, duke shkaktuar dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ndoc Martini’.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 22.01.2023, rreth orës 00:05, në rrugën ‘Ndoc Martini’, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.