Shkodër-Korçë, kjo është situata e fundit e problematikave të motit
Reshjet e shiut dhe dëborës kanë vijuar gjatë natës në Qarqet e Shkodrës dhe Korçës por kanë qenë me intensitet të ulët.
Në Shkodër ka pasur rritje të sipërfaqes së përmbytur me 100 hektarë që nga raportimi i fundit mbrëmjen e djeshme ora 18:00.
Ndërkaq në Korçë, deri më tani nuk raportohen probleme në akset rrugore nacionale dhe turistike pasi është punuar me mjetet borëpastruese dhe me kriposje për të shmangur bllokimin e tyre.
Situata në Shkodër
Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 22.01.2023 paraqitet si me poshte:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 e pandryshuar me oren 18.00 te dates 21.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.45 m me nje rritje prej 20 cm me oren 18.00 te dates 21.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1220 Ha, e rritur me 100 Ha me oren 18.00 te dates 21.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1200 Ha e pembytur.
Rruga e obotit ka prezence uji 65 cm, e rritur me 5cm me oren 18.00 e dates 21.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca.
Situata në Korçë
Ne Qarkun Korçe gjate nates ka patur rreshje shiu/debore
me intesitet te ulet.
Rreshjet kane qene ne forme debore ne kuoten +1250 m, rruga e Dardhes km 9-km 12, trashesia 7cm – 10 cm. U punua per M.Dimerore pastrim dhe kriposje, temperaturat ne kete zone – 7 grade.
Temperaturat mesatarja -2 grade.
Kushtezuar nga sasia e rreshjeve dhe temperaturat u punua me mjete B.Pastruese per kriposje te akseve rrugore.
Ne akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve behet pa probleme dimerore.
Rekomandohet perdorimi i gomave dimerore gjate periudhes dimerore.
Aktualisht moti eshte pa rreshje , pjeserisht i kthjellet.
Kontraktoret do jene ne gadishmeri per Mirembajtje Dimerore nisur edhe nga parashikimet e motit me rreshje shiu/debore, ne periudhen e mbrëmjes.