EMRI/ Ngeci në mekanizmin e betonieres, humb jetën biznesmeni shqiptar në Itali

Një 44 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi ka ngecur në mekanizmin rrotullues të një betoniereje.

Viktima është Aleks Palushi, artisan dhe pronar i një kompanie të vogël ndërtimi, i cili banonte në në Vigevano, në zonën e Pavias, ku ndodhi incidenti.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, Palushi ka qenë duke pastruar një betoniere, por është bllokuar në mekanizmin rrotullues dhe u shtyp. Ai është dëmtuar rëndë dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur teksa po punohej për rinovimin e një godine të vjetër dhe ndihma e parë e dhënë kundrejt tij, ishte e padobishme.