VIDEO-SYRI TV/ Bllokohen 50 mjete në Qafën e Murrizit, ndërhyjnë borëpastrueset
Por pas mesditës, qafa e murrizit është bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës. Në rrugë u bllokuan 50 automjete.
Makinat u bllokuan në zonën e “Qafë së Murrizit”, për shkak se nuk kishin zinxhirë apo goma dimri për të vijuar rrugëtimin në kushtet të tilla atmosferike.
Tre mjete borëpastruese ndërhynë për të hapur rrugën, por reshjet me itensitet të lartë kanë vështirësuar kalimin e tyre.